Ditën e sotme dega e LSI Durrës ka zhvilluar një takim me kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka.
Pjesëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë memorizuar takimin në një foto, të cilën e kanë ndarë me ndjekësit në rrjetin social “Facebook” nën mbishkrimin: “LSI Durrës, më e mobilizuar se asnjëherë, mbështet z. Ardian Muka në zgjedhjet e 6 Marsit!“
Postimi i plotë:
LSI Durrës, më e mobilizuar se asnjëherë, mbështet z. Ardian Muka në zgjedhjet e 6 Marsit!
Durrësi t’u kthehet qytetarëve!
Mes nesh kandidati Ardian Muka, qytetari i mirë durrsak!