Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako u ka bërë apel qytetarëve për kujdes teksa qyteti është përfshirë nga reshje të dendura të shiut.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Sako u ka kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Ndër të tjera, ajo shprehet se për çdo problematikë të raportojnë në numrat e urgjencës.
POSTIMI I PLOTË:
Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Për këtë shkak ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Aktualisht ka vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve të dendura në rrugët “Mbreti Gent”, “Kristo Sotiri”, “Glaukia” “Taulantia”, “Hysen Kërtusha” dhe zona e Plazhit ndërkohë që situata në hidrovor është normale.
Nuk ka probleme në njësitë administrative të Sukthit, Rrashbullit, Manzës, Ishmit dhe Katindit të Ri ndërkohë që niveli i lumenjve Erzen dhe Ishëm është normal dhe situata është në monitorim të vazhdueshëm.
Të gjitha ekipet e bashkisë së Durrësit janë në terren.
Njoftojmë të gjithë qytetarët që për çdo problematikë të telefonojnë në këto numra telefoni:
Numri Unik 112
Shërbimi Zjarrëfikës 128
Ndërmarrja Rruga Durrës +355693958568
Policia Bashkiake Durrës +35552232250
Ujësjellës-Kanalizime Durrës +355692296301





