DURRËS, 7 gusht 2013 – Sajti britanik meteorologjik zoover.com, ndryshe ngashërbimi ushtarak meteorologjik shqiptar, për datat 7-9 gusht 2013, parashikon temperatura maksimale deri në 36 gradë për qytetin dhe rrethinat e Durrësit, kurse ushtria shqiptare mendon se do të arrijë deri 37-38 gradë celsius. Të shtunën, datë 10 gusht zoover.com-i thotë se do të ketë një ulje prej tri gradësh, kurse të dielën temperatura më e lartë do të jetë 31 gradë, me mundësi 50 për qind reshjesh të lehta. Edhe fillimjava tjetër do të t’i ketë temperaturat maksimale në kufijtë e 32-33 gradëve. Për hollësi, internautët e interesuar mund të konsultojnë tabelën poshtë lajmit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





