Vizitorët, ankohen për mungesën e higjenës e plazhet publike

DURRËS, 7 korrik 2013 – Ditët e ngrohta e me temperaturat e larta në fundjavë kanë bërë që qyteti bregdetar i Durrësit të kthehet në një ndër vendet më të frekuentuara.

Jo vetëm durrsakët, por shumë qytetarë të Tiranës, Kosovës, Maqedonisë gjithashtu edhe nga vende të ndryshme të Europës, janë stacionuar në plazhet e Durrësit që prej orëve të para të mëngjesit. 

Për pushuesit vendas e turistë të huaj, ky qytet mbetet një  ndër destiancionet më të preferuara për të kaluar pushimet verore, i cili të ofron një larmi mënyrash dhe vendesh për të frekuentuar.

Por, krahas bukurisë natyrore që të ofrojnë plazhet e Durrësit, pushuesit ngrenë sërish shqetësimin e mungesës së nyjeve higjeno-sanitare, por edhe  të hapësirave publike, të cilat mungojnë në të gjithë vijën bregdetare.

Sipas, pushuesve është e pafalshme që nga ana e institucioneve përgjegjëse nuk është menduar lënia e hapësirave publike për shtresat të cilët nuk mund të përballojnë çmimet e larta që të ofrojnë plazhet private.

Mungesa e banjove e dusheve publike, janë të tjera probleme që pushuesit evidentojnë sa herë që frekuntojnë këtë vijë bregdetare, të cilat sipas tyre duhet të marrin një zgjidhje të shpejtë.

Motorrët e ujit arrijnë shpejtësi deri në 90 milje në orë dhe sipas vendimit të fundit të qeverisë shqiptare, lëvizja e tyre në zonat turistike duhet të jetë e monitoruar dhe e kontrolluar nga njësitë e qeverisjes vendore dhe nga një sërë institucionesh.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/