Durrësi ka ngrirë mëngjesin e sotëm. Të pamësuar me këtë ulje drastike temperaturash, qytetarët e Durrësit kanë shmangur daljet jashtë ndërsa të detyruar janë nxënësit e shkollave, studentët dhe punonjësit.

Por pjesa më e madhe e qytetarëve sot janë zgjuar edhe pa ujë të pijshëm përveç atyre që depozitat nuk i kanë mbi tarracat e pallateve. Gjatë natës kanë rënë temperaturat në minus disa gradë duke bërë që edhe tubat dhe bolierët të ngrijnë.

Ngricat dhe era e acartë në rrugë kanë bërë që fëmijët e shkollave e të kopshteve të vishen me veshjet më të trasha në mëngjes. Nga shkollat bëhet me dije se mungesat në klasa janë më evidente për shkak se prindërit kanë ngurruar t’i nisin në shkollë fëmijët dy ditët e fundit, kryesisht më të vegjlit.

Në rrugë ka patur prani të ngricave në orët e para të mëngjesit, ndërsa qytetarët dalin nga banesat vetëm për punë urgjente.

K.H.