11tetor 2015 – Dy ngjarje të rënda raportohen sot të ndodhura në qarkun e Durrësit. Një 32-vjeçar, me inicialet E.Gj. banues në qytetin e Durrësit është gjetur i vetëhelmuar me fotoksinë, në banesë. Ai u dërgua nga familjarët me urgjencë në urgjencën e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, por aty ndërroi jetë.

Paraprakisht policia thotë se shkaku është depresioni, por po hetohet më tej.

Ndërkohë, në rrethana misterioze u gjet i vdekur në banesë 47-vjeçari L.Sh. banues në Katund-Sukth. Sipas policisë, nuk janë konstatuar në trup shenja dhune. Po kryhet ekspertiza për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo vdekje natyrale.

/portali DurresLajm/