Nënkryetari i PD-së dhe njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut Durrës, Edi Paloka është prezantuar pasditen e sotme me kryesinë e degës lokale.

Pas takimit, në një postim në rrjete sociale Paloka shprehet se Durrësi është qyteti “që më shumë se të tjerët ka qenë nën presionin e krimit dhe korrupsionit. Qyteti ku “rilindja” ka hedhur gjithë llumin e saj duke ju marrë frymën njerëzve”.

Duke shprehur bindjen se “së bashku do të arrijmë të rrëzojnë nga pushteti qeverinë”, Paloka thotë se Durrësit do t’i rikthehet normaliteti dhe shpresa.

“Shpresa është tek PD dhe pesha e përgjegjësisë sonë është e madhe! Po do ja dalim! Të gjithë bashkë do e largojmë të keqen, do rikthejmë normalitetin, shpresën dhe besimin, se e meritojmë një jetë më të mirë e nuk mund të na e mbajnë peng!”,– shkruan ai.

E filluam ne Durres ! Qyteti qe me shume se te tjeret ka qene nen presionin e krimit dhe korrupsionit . Qyteti ku…

Posted by Edi Paloka on Monday, January 11, 2021