Kontjana Kuçi, kryetarja e LSI Durrës ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama paraditen e sotme se i kishte borxh qytetit bregdetar kur u pyet se ku do të kandidonte për zgjedhjet e 25 prillit.

Kuçi shkruan në Facebook se Rama në fakt i ka shumë borxhe Durrësit, pasi sipas saj e ka njollosur me krimin që të përfaqëson dhe që si ushtarë do i përdorë për të garantuar karrigen.

POSTIMI I PLOTË

“Durrësit i kam borxh… “ tha sot Kryeministri pa shtyllë kurrizore!

I trembur deri në palcë nga grupi edhe puna që po bëhet nē Durrës, e kryesuar nga Elona Guri, ai rikthehet i frikësuar në qytetin bregdetar.

Rikthehet i pashpresë, sepse nuk i ka më besën Ad Çelës dhe Gjushit, por më shumë se kaq ka kuptuar se LSI po bën gjënë e duhur: po ja rikthen Durrësin, durrsakëve …

Në fakt i ke shumë borxhe Durrësit, e njollose me krimin që të përfaqëson dhe që si ushtarë do i përdorësh për të garantuar karrigen.

Por pergjigjen e merituar do ta marrësh më 25 prill.