DURRES- Ekzekutimi i aktit normativ për kthimin e banesave ish-pronarëve çon në ripërsëritjen e fenomenit të kundërshtimit me dhunë të nxjerrjes nga banesa, deri në kërcënim për vetëflijim. Kështu ditën e sotme një 59-vjeçar nga Durrësi, kërcënoi se do të vetëdigjet me benzinë, nëse përmbarimi i merr shtëpinë, madje do t’i vërë flakën gjithë pallatit.
Isuf Gjilani, rreth orës 11:00 është kyçur me një shishe benzinë dhe një çakmak në dorë në ballkonin e shtëpisë së tij, e cila ndodhet në qendër të qytetit duke kërcënuar se nëse Përmbarimi afrohej ai do të vetëdigjej.
Shtetasi Gjlani, nuk pranoi të negociojë as më forcat e policisë RENEA, të cilat ndodheshin në vendngjarje duke iu përgjigjur me tulla thirrjeve të tyre. 59-vjecari ka arritur edhe të ndezë një zjarr përreth, por forcat zjarrëfikëse arritën ta shuajnë, dhe të largojnë banorët që ndodhen në pallat. Ndërkohë forcat speciale nga Tirana kanë ndërhyrë për neutralizimin e tij.
59-vjecari: Do i vë flakën gjithë pallatit, nuk kam ku të shkoj
59-vjecari i cili jeton në këtë banesë prej shumë vitesh nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij, për të mos e lëshuar banesën. Ai e ka cilësuar aktin normativ të padrejtë duke deklaruar se "shtëpinë nuk e liroj se nuk kam ku të shkoj, do i vë flakën të gjithë pallatit. Në rast se shteti më jep shtëpi tjetër atëherë do ta liroj".
Gjilani tha se: "Shtëpia është ndërtuar nga italianët, dhe nuk i përket aspak pronarëve shqiptarë". Ngjarja po ndodh në qendër të qytetit të Durrësit, në lagjen nr.4. Isuf Gjilani rezulton se ka gati 60 vjet që jeton në këtë banesë.
/BalkanWeb/
Durres,konflikti për pronën, 59-vjeçari kërcënon Përmbarimin: Do vetëdigjem!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Morën peng dhe dhunuan 48-vjeçarin në Durrës, arrestohet një nga personat e shpallur në kërkim
Ndryshime në Buxhetin 2025, Qeveria jep shpërblim për personat me aftësi ndryshe
Nis ceremonia për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani i lë ‘stafetën’ Klodian Brahos
Festat e fundvitit, Policia e Shtetit plan masash për sigurinë





