DURRES,27 tetor 2013-Tek  “Ura e Dajlanit” ne Durres ka ndodhur një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e  katër personave.Automjeti në të cilin po udhëtonin katër persona është përplasur me trafikndarësen. Sipas policisë shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia e lartë. Burime nga policia bëjnë me dije se të plagosurit janë nisur menjëherë drejt spitalit rajonal të qytetit të Durrësit.