DURRES, 9 korrik 2013 – Kishte shkuar së bashku me shokët e tij për t'u larë në Lumin Erzen, por ka gjetur vdekjen pasi është mbytur.
12-vjeçari Ervis Alla, nga Juba, sipas policisë ka hyrë për t'u larë në lumin Erzen në afërsi të fshatit Jubë, prej të cilit nuk ka mundur të dalë më i gjallë.
Nga dëshmitarët në vendngjarje, policia ka mësuar se i riu, trupi i të cilit është nxjerrë nga lumi vetëm pas ndërhyrjes së repartit të Reneas dhe efektivave të policisë, është mbytur aksidentalisht.
Nga ana e policisë është njoftuar se do të zhvillohen hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ku humbi jetën 12-vjecari Ervis Alla.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





