8 janar 2014 -(update) Blute e Durresit ne bashkepunim me Prokuroria e Krimeve të Rënda ne operacionin e  emërtuar “Start” kane goditur mbrëmjen e sotme një rrjet të trafikimit të lendeve narkotike Shqipëri-Itali, me destinacion final qytetet e Bergamos dhe Milanos. Në kuadër të tij u krye arrestimi në flagrancë i 7 shtetasve; 2 të tjerë u shpallën në kërkim dhe nga ana e policise. Sasia e droges qe u sekuestrua eshte  115.3 kg lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa dhe 2.56 gr lëndë  narkotike e llojit Heroinë.Shtetasit qe u arrestuan jane: S. Zotkaj, 27 vjec, I.Plaku, 22 vjec, G. Baruni, 27 vjec, V. Shkurti, 27 vjec, O Shqopa, 28 vjec,G.Agasi, F. Selishta, 19 vjec. Këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në fshatin Lazarat të Gjirokastrës ku pasi kryenin blerjen, me anë të 4 automjeteve  e transportonin drejt Durrësit, dhe e depoziton në dy banesa në zonën e plazhit.Në këto banesa kryhej edhe paketimi i lëndës narkotike në pako 1 kg, të cilat më pas, me anë të mjeteve të rënda të transportit të mallrave përcilleshin drejt Italisë.Vlera e lendes narkotike të sekuestruar, në tregun italian mendohet se kapte vlerën e  120.000 Eurove. Nga policia u shpallen ne kerkim edhe shtetasit -K.B.,25 vjec, E.D., 32 vjec.

/ Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/