Një shtetaseje nga Durrësi i vjedhin kartën bankare dhe arrijnë t’i tërheqin të gjitha paratë që ajo kishte në llogari.
Sipas policisë, “më datë 20.03.2017, shtetasja M.M., 40 vjeçe, banuese në Durrës, kallëzon se më datë 19.03.2017, ka konstatuar se i kishin vjedhur kartën e bankomatit dhe i kishin tërhequr lekët nga llogaria”.
Nuk dihet në ç’rrethana apo kush ia ka vjedhur kartën 40-vjeçares, ndërkohë uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.





