DURRES, 22 mars 2013 – Është e tretë herë rradhazi, që Teuta mundet nga Tirana me të njëjtin rezultat. Më parë kjo ndodhi në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe tani në dy ndeshjet gjysmëfinale të plejofit. Ndoshta Teuta nuk pretendon më shumë se kaq, pasi mënyra se si e manaxhon lojën në vijimësi ndeshet në pamundësinë e fitores. Dhe këtu vlen si argument mungesa e lojtareve të stolit. Ja se çfarë ndodhi dje pasdite në Ramazan Njala.
Vendaset jo vetëm që nuk i lënë inisiativë kampioneve, por luajnë me autoritetin e një ekipi të mirëpergatitur për sfida të këtij niveli. Lojtaret e reja durrsake nuk tuten, kur përballë kanë emra të njohur të volejbollit si Xhixha, Shkurti, Hoxha, Nezaj etj. Kryesojnë në setin e parë dhe shfaqin siguri në fazën përmbyllëse. Në 25 minuta Teuta rregjistron mbarësinë e prologut të takimit 25-22. Seti i dytë është në kohështrirjen e 28 minutave. Luhet me shumë energji dhe rivalitet.
Ornela Gashi shfaqet si pasuese mjaft e talentuar, duke nxjerrë në pozicione të preferuara gjuajtjeje motrat Smajlaj, Guzën, Begiçin dhe Zakovën. Veterania Llupo pret mirë topin e parë, që vlen më pas në organzimin e saktë të sulmit. Mikeshat tentojnë shumë në pozicionin 2 dhe 4 ku verpon Xhixha dhe Shkurti, por suksesi i tyre vjen më shumë nga korçarja shtatlartë Sava Thaka. Duke shpenzuar shumë energji, volejbollistet durrsake ia dalin edhe në setin e dytë. Fitorja është për ta me gjendje të pikëve 25-23.
Siç do ta shikonim më pas, Teuta e mbylli ndeshjen me rezultatin 2-0, gjë që nuk mjafton të dalësh fituese. Në tri setet e tjera në vazhdim, zhvillohet sipas ritmit tiranas kur nuk vihet re asnjë mëdyshje se udhëtueset do të ishin edhe fitueset e lojës. 25-18 dhe 25-15 janë dy setet e barazimit, për të kaluar në një finale që udhëhiqet nga Tirana. Teuta ngushëllohet thjesht me faktin se ishte dinjitoze në fushë dhe rivalizojë bindshëm, ndërsa Tirana largohet nga Durrësi me synimin për të pronësuar sërish titullin kampion në finalen e pritshme me UMB Volej-in.
TEUTA – TIRANA 2-3
Setet: 25-22, 25-23, 18-25, 15-25, 9-15
Formacionet
TEUTA: Begiç, Guza, G. Smajlaj, S. Smajlaj, Gashi, Zakova, Llupo, Plaku, Maloku, Dallupi. Trajner: E. Jazexhiu
TIRANA: Shkurti, Xhixha, Kadriu, O. Hoxha, Thaka, Kokonozi, Sejfullai, Nezaj, Dervishi, Gjonaj, Meta, Matraku. Trajner: A. Gorenca
GJYQTARË: E. Zguri, E. Mujo





