DURRËS, 18 prill 2014 –  Nxënësit durrsakë të kolegjit turk “Turgut Ozal” janë nga më të mirët në olimpiadat kombëtare të shkencave të natyrës, duke “sunduar” në vendet e para dhe të dyta, madje duke nxjerrë jashtë loje dhe bashkëmoshatarët e tyre të të rrjetit në Tiranë dhe Shkodër.

Në lëndën e kimisë në vitin mësimor 2013-2014 dy vendet e para i kanë fituar durrsaket Xhesikë Koroveshi dhe Dorinë Gjura.

Në lëndën e biologjisë ka zënë vendin e dytë durrsakja Valentinë Sadikllari.

Në lëndën e informatikës në tri nga vendet e para, janë përfshirë dy durrsakët Devid Duma dhe Evis Hoxha.

Në lëndën e fizikës një nga dy vendet e para e zuri durrsaku Evis Hoxha dhe në dy nga vendet e dyta u rendit durrsaku Gent Rustemi.

Në olimpiadën e matematikës, viti 2014, për klasat e 9-a durrsaku Rei Myderrizi zuri vendin e tretë; për klasat e 10-a durrsaku Gledis Kallço u rendit i dyti; për klasat e 12-a Dorianë Gjura u rendit e dyta dhe Devid Duma i treti.

Drejtori i kolegjit “Turgut Ozal” në Durrës z. Bilal Koxhagoz ka qenë tejet i gëzuar dhe ka falënderuar me përzemërsi nxënësit e tij.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/