Falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një person në lagjen 13 të qytetit bregdetar.
Nga burimet zyrtare mësohet se 38-vjeçari i prangosur akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta.
"Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin P. A., 38 vjeç, banues në lagjen nr.14 Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Arrestimi i tij u bë sepse gjatë kontrollit fizik në një lokal, në lagjen nr. 13 Durrës, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.", njofton Policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, për veprime të mëtejshme.





