“Çifti i çuditshëm” mbërriti në teatrin e Durrësit, me një interes shumë të madh nga publiku durrsak i cili ka shijuar lojën aktriale mjeshtërore të aktorëve të njohur të skenës shqiptare. Sesili, Guendolina, Feliksi, Oscar, Vini, Roji e Meri, kanë rrëfyer jetët e tyre të ndërtuara mbi kompromise, të cilat më pas e kanë komplikuar edhe më shumë rrjedhën e jetës.

“Çifti i çuditshëm është një nga komeditë më të famshme amerikane të 50 viteve të fundit me autor Neil Simon dhe me regji të Inis Gjonit. Nën interpretimin e aktorëve Romir Zalla, Gentian Zenelaj, Mehmet Xhelili, Ervin Bejleri, Besmir Bitraku, Rozana Radi, Annais Lika, vepra na sjell një tablo humoristike, karaktere të zakonshme në plan të parë, të cilët janë jashtëzakonisht të papajtueshëm mes tyre.

Getian Zenelaj dhe Besmir Bitraku tregojnë për dy rolet e tyre. Dy burra, dy shokë të divorcuar përplasen në një ditë të zakonshme me njëri-tjetrin duke sjellë në vëmendje jetën e tyre të komplikuar.

Interesi për të parë shfaqjen ka qenë tejet i madh, e shumë prej qytetarëve durrsakë të cilët me po të njëjtin interes panë edhe “Shirli Valentinën” javën e shkuar me regji të Driada Dervishit dhe aktore Olta Dakun.   

K.H.