“Durrsakët na kanë dash dhe na dun prap!”

Mirënjohja për publikun e tij nuk mungon në asnjë fragment të bisedën që ‘DurrësLajm” ka bërë me aktorin e humorit Roland Koça.

Ai ndan me ne detaje nga projekti i fundit ku Rolandi është rrobaqepësi i “borgjezit fisnik”, të cilin ai e përshkuan si një karakter pikant për veprën, shfaqje kjo që pritet të vendoset shumë shpejt në skenë, ndërsa në një kthim pas në kohë, ai nënvizon kalimin nga lëvizja amatore në grupin e aktorëve profesionistë.

Gjatë rrëfimit ndihet se dashuria e Rolandit mbetet “Estrada”, një etapë gjatë së cilës është njohur me kolegë që ende i kujton me respekt.

Një vlerësim të veçantë ai ka për regjisorët Gjergj Vlashi dhe Haxhi Rama.

Sipas Rolandit, aktorët e estradës janë me fat se batutat e tyre mbahen mend edhe sot, madje “O Hasono, o Hasono, ti je rrotë për vete…” ka kaluar kufijtë.

H.H.