Pjesa më e madhe e durrsakëve do t’i kalojnë festat e fundvitit në Shqipëri. 

Trendi për të udhëtuar jashtë, është një numër shumë i kufizuar në krahasim me popullsinë që ka qyteti”, thotë Edmond Basho, administrator i agjencisë “AlbtoursD”. 

Faktorët që kanë reduktuar lëvizjen e tyre jashtë vendit janë disa. 

Mbi të gjitha, Basho liston vështirësitë ekonomike.  

Kjo është edhe arsyeja, se pse çdo vit e më shumë më pak emigrantë kthehen në atdhe.  

Por jo vetëm kaq.  

Çfarë ofron Durrësi për të ‘thithur’ pushues edhe në dimër?”, duket të jetë një pyetje me vend, sepse sipas agjencive, qyteti bregdetar, kampion për turizmin në sezonin veror, nuk ofron shumë në atë dimëror. 

Analizën e bën më mirë vetë administratori i agjencisë më të madhe në Durrës, si kontakti i parë me vizitorët. 

Ndiqeni në videon mëposhtë:

K.Gj.