Durrsakët janë mësuar e kanë shijuar në vite ullinjtë  e Beratit i cili furnizon tregun vendas me prodhimet e tij të shijshme. 

Këtë vit, ullinjtë e Beratit kanë dalë me çmim dy herë më të lartë në treg, ndërsa prodhimi është shumë i ulët.

Fermerë e tregtarë deklarojnë se ullinjtë nuk kanë prodhuar frut, e për pasojë mungesa e ullinjve ka reflektuar në rritjen e çmimit të ullirit, si atij të përpunuar edhe atij të vajit.

Nuk ka ullinj e nuk do të ketë as vaj ulliri me shumicë.

Nga 70 lekë për kg që ishte vitin e shkuar, ulliri i papërpunuar këtë vit është 150 lekë/kg, ndërsa cilësia e parë e përpunuar nga 300 lekë ka shkuar në 400 lekë apo edhe 500 lekë/kg.

“I ftohti thau jo vetëm degët e njoma, por thau edhe drurët e tyre. Thau gjithçka e këtë vit nuk ka prodhim”, pohojnë tregtarët e ullirit.

Zona e Beratit ka nxjerrë shumë pak ullinj në treg në raport me kërkesat, ndërsa sasia është disa herë më e vogël. Zonat e ullirit të Vlorës, Peqinit etj. nuk kanë nxjerrë asnjë gram këtë sezon .

Fermerët janë goditur nga moti i keq, çka ka bërë që kjo të reflektojë edhe në ardhurat e tyre për vitin 2017.

K.H.