DURRËS, 13 shtator 2013 – Në kohën e komunizmit qarkullonte shprehja “o artist o sportist”, pasi vetëm këta dilnin jashtë shtetit me ansamblet apo ekipet e futbollit, volejbollit, peshëngritjes, shahut etj. Por në ekonominë e tregut, me sa duket, durrsakët janë më pragmatistë: as artist as sportist, pasi sytë i kanë në degë më fitimprurëse, kështu del të paktën nga konkurrimet për universitetet publike të Arteve dhe Sporteve. Këto ditë ish-Instituti i Fizkulturës “Vojo Kushi”, sot Universiteti i Sporteve, shpalli rezultatet e konkurrimit në të vetmet dy fakultete: të shkencave të lëvizjes dhe atë veprimtarisë fizike dhe rekreacionit, ku durrsakët, që kanë dhe një shkollë të mesme të mjeshtërisë sportive, ishin të pakët, sidomos vajzat, gjithsej 6 të tilla (pasi dy kanë konkurruar në të dy fakultetet), gjithsesi më serioze se djemtë.
DJEMTË
Kështu në 420 veta të regjistruar për konkurrim nga i gjithë vendi në fakultetin e shkencave të lëvizjes nga qyteti i Durrësit (nuk janë llogaritur ata nga Kruja, Fushë-Kruja, Shijaku dhe Maminasi) konkurruan 27 djem, ku rezultatet më të larta i kanë arritur Arbër Shefqet Çyrbja me 59 pikë, Xhulio Sami Ternici 48 pikë, Arjol Vezir Koleci 45, Arjol Vezir Koleci 45 pikë, Denis Xhevair Halili 44,5 pikë, Selami Ram Shabani 44 pikë, Anduen Eduart Koka dhe Rexhep Hysen Memini me nga 39,5 pikë etj. por kishte dhe nga ata që morën 4, 12, 17,5, 18, 19 pikë. Ndërkaq gjysma e këtyre garuesve, 13 veta konkurruan dhe në fakultetin e veprimtarisë fizike dhe rekreacionit, ku numri i pjesëmarrësve nga të gjithë Shqipëria ishte 233 veta. Praktikisht, nga Durrësi konkurruan në të dy fakultetet 27 çuna Durrësi. Në garën e dytë u dalluan Rielso Riza Sokoli me 46,5 pikë, Erion Safet Codo me 44,5 pikë, Edison Demir Buziu me 43,5 pikë, Klajdi Fiqëri Aruçi me 40,5 pikë, Ermeno Artur Tataveshi dhe Fatjon Agron Behari me nga 39,5 pikë.
VAJZAT
Kurse në fakulteti i shkencave të lëvizjes ndër 70 vajza nga gjithë vendi konkurruan 4 nga Durrësi, përgjithësisht me rezultate të larta: Luçije Pren Gjini me 55,5 pikë, Sheje Sherif Gjepali me 44,5 pikë, Griselda Shaban Mehmetaj me 43.5 pikë dhe Suela Adem Peca me 41,5 pikë. Ndërkaq nga këto 4 vajza konkurruan dhe në fakultetin e veprimtarisë fizike dhe rekreacionit me 46 vetave gjithsej nga gjithë vendi, edhe Sheje Sherif Gjepali 50 pikë e Suela Adem Peca, të cilat me bashkë me Medina Nehat Kelaj morën nga 50 pikë, kurse konkurrentja e katërt, Liljana Valter Hoxha mori 39,5 pikë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





