24korrik 2015 – Nga Durrësi shkojnë në plazhin e Velipojës për të vjedhur pushuesit. Duket se tre prej autorëve të kapur sot nga policia e Shkodrës nuk janë mjaftuar me turistët që frekuentuan plazhin e Durrësit, por janë drejtuar në veri. Burimet policore njoftuan për arrestimin e:
Astrit Dautit, 22 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.
Marjan Ndojës, 18 vjeç, banues në Durrës
Mark Qungelit, 21 vjeç, banues në Durrës, i denuar me parë për vjedhje.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, kanë vjedhur disa kabinat në plazhin e Velipojës, në bashkëpunim me shkodranin 23 vjeçar, Rozart Volaj. Pas ndërhyrjes së mënjëhershme të punonjësve të Policisë Shkodër, u bë e mundur gjetja dhe kapja e autorëve, si dhe sekuestrimi në cilësinë e provave materiale të 13 celularëve, 4 portofolëve me: 144 euro, 4560 lekë të reja dhe 11 dollarë amerikanë, si dhe sende të tjera.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/