"Djemtë e detit" janë grumbulluar për ndeshjen e radhës që skuadra ka në kuadër të kampionatit me ekipin e Tërbunit. Situata duket e qetë dhe analiza e bërë nuk ka pasur tone të larta, madje stafi u ka kërkuar lojtarëve që të harrohet Kukësi dhe të fokusohen te ndeshja e radhës kundër ekipit pukjan. Sipas stafit teknik duhet kujdes dhe në asnjë moment të mos nënvlerësohet ekipi kundërshtar pavarësisht pozitave që ka. Skuadra duhet të kalojë humbjen në kupë dhe fokusi i tyre të jetë i tëri te sfida e kampionatit. Magani ka ekipin e plotë ndërkohë që stërvitje të diferencuar ka zhvilluar Xhonatan i cili ndjen disa shqetësime të vogla, por kjo nuk e alarmon Maganin pasi braziliani është i gatshëm dhe e kalon këtë dëmtim.
Skuadra sipas programit zhvillon dy seanca stërvitore në mënyrë që të jetë e gatshme për sfidën e radhës. Mesfushori Bruno Dita ka festuar ditëlindjen me ekipin, gjatë seancës stërvitore ku nuk i kanë munguar urimet nga shokët e skuadrës. Një urim të veçantë i ka bërë dhe mbrojtësi serb Lukic në shqip "Edhe 100 vite Bruno Dita".