Durrsakët nuk e dinë se me çfarë po ushqehen. Produktet ushqimore të të gjitha kategorive, perimet, zarzavatet, bulmeti e nën produktet e tij, me të cilët ushqehen, e për të cilat shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave mujore të pagës, janë jashtë çdo garancie ushqimore. Fermerët i nxjerrin në treg të shumicës, me to funizohen tregtarët e pakicës, e më pas popullata që nuk di asgjë ku prodhohen si e me çfarë kushtesh, por i blen për t’i konsumuar në familje.
Qytetarët parimisht e dinë që produktet nuk kanë asnjë garanci, madje edhe mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e tyre, mund të kenë përmbajtje të lartë nitratesh, hormonesh apo lëndësh kimike. Ata thonë se produktet që janë në markatë nuk kanë asnjë etiketë rreth origjinës së produktit, përmbajtjes së nitratit, skadencës e me radhë.
Në informalitet të plotë në tregje gjen të gjitha produktet që tregtohen pa asnjë kontroll nga asnjë strukturë shtetërore. Por në markatën e Durrësit, askush nuk di të thotë se çfarë produktesh tregton e çfarë përmbajtje kanë.
Të dhënat e fundit nga spitali Onkologjik flasin për rritje të numrit të të prekurve me kancer; rreth 7 mijë raste të reja janë diagnostifikuar vetëm këtë vit.
Ata që jetojnë jashtë sjellin shembuj konkretë. Në Itali çdo mëngjes janë inspektorët që certifikojnë produktet për qytetarët.
Në Shqipëri se ku e marrin mallin tregtarët e pakicës çfarë produktesh tregtojnë për popullin askush nuk e di, për aq kohë sa nuk janë të certifikuar e aq më pak të kontrolluar. Pra në ilegalitet të plotë.
K.H.





