Itali, 17 qershor 2014 – Durrsakja Anisa Dedej prej vitesh jeton në Itali, në qytetin e Imperias në kufi me Francën. Ajo është diplomuar në Universitetin e Gjenovës për Shkenca formimi. Anisa 32 vjeçare këtë vit fitoi çmimin prestigjoz “Moneygram Awards 2014” për projektin e saj “Diddatticap”, i cili është një laborator didaktik dixhital.
Laboratori përdor teknologji inovative për të zbuluar probleme të ndryshme, që mund të ketë një biznes, duke ofruar kështu shërbime në fushën mësimore dhe të formimit profesional. Nëpërmjet tij ofrohen libra dixhitalë, kurse kualifikimi dixhitale, harta mendore, sinteza vokale dhe mund të shërbejë për seminare e uorkshope të ndryshme në lëmin mësimor dhe të formimit profesional.
Projekti i Anisës u përzgjodh ndërmjet 15 finalistëve dhe qindra projekteve pjesëmarrëse në këtë konkurs.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





