4 korrik 2015 – Emërohet drejtoresha e re e përgjithshme e Doganave. Pas Elisa Spiropalit, sërish Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në Shqipëri do ta drejtojë një grua, dhe ajo është Pranvera Behushi.

Deri më tani nuk ka ende një njoftim për shtyp nga ana e këtij institucioni, por burime pranë Doganës konfirmojnë për agjencinë e lajmeve “Dyrrah” këtë emërim.

Pranvera Behushi, nga Durrësi, më parë ka qenë drejtoreshë e Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Pas dorëheqjes së Spiropalit, në krye të Doganave përkohësisht ka qenë zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, e cila deri në emërimin e drejtuesit të ri të Doganave, do t’i kryente të dyja funksionet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/