DURRËS, 22 korrik 2013 – Bukuroshja e qytetit të Ravenës (provinca e Ravenna-s, rajoni Emilia-Romagna) për vitin 2013 është shqiptarja Beniada Nishani.

Më 21 korrik 2013, ora 21,30,  në rezortin Bagno Vela 10, Lido di Classe, të mbushur plot me spektatorë, u zhvillua finalja e “Miss Ravenna 2013”, që përcaktoi si fituese bionden 21-vjeçare (burime të tjera japin moshën 22 vjeç) Beniada Nishani, lindur në Durrës dhe me banim në Ravenna, 1.73 e gjatë, me sytë e gjelbër, studente në universitet.

Beniada, konsiderohet vajzë tejet sportive, që mbahet në formë duke u marrë me atletikë dhe volejboll, është modele, dëshiron të dizenjojë veshje, është shumë kreative dhe pak kokëfortë shkruan shtypi vendor i provincës italiane.

Është për t’u vënë në dukje se fotot e mara gjatë garës paraqesin një femër jo fort simpatike, dëshmi e amatorizmit të fotografit, ndërkohë që Benaida ka pozuar si modele me një pamje tërheqëse dhe seksi.

 

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/