15 maj 2014 – Gazeta e mirënjohur angleze “Telegraph” në një artikull të saj për virgjëreshat shqiptare , ka si personazh të saj edhe durrsaken,Diana Rakipi, 54 vjec . Në artikull përshkruhet në detaje zakoni i vjetër i mbetur nga kanuni i maleve i vajzave shqiptare, që betoheshin të mos martoheshin dhe visheshin si burra,mbanin armë si burra, jetonin si burra dhe kishin të gjithë të drejtat dhe detyrimet, që kanuni i maleve u atribuonte burrave.

Diana Rakipi ka qenë personazh shkrimesh në gazeta nga më prestigjozet apo ekzotiket e botës. Këtu mund të përmendim  prestigjozen amerikane “ Neë Youk Times”, anglezen “The Guardian” e tani “Telegraph”, gazetën me numrin më të madh të kopjeve në botë kinezen “Zhemin Zhibao” apo dhe gazetën më të vjetër japoneze “ Mainichi Shinbun”. Pa harruar këtu shkrime të gazetave italiane si psh. “ La Gazzetta del Mezzogiorno”, apo “Il Libero”. Djana apo sic e thërrasin durrsakët denbabaden “Lali” është gjithashut  personazh i një dokumentari, që konkuroi vjet me sukses edhe në Festivalin e Venecias.