9nëntor 2015 – Luneda Sufali nuk do të jetë më Drejtoreshë e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Ajo ka dhënë dorëheqjen nga ky post prej ditës së premte.
Ende nuk dihen arsyet zyrtare të largimit nga detyra të Luneda Sufalit, edhe pse jozyrtarisht pohohet se tërheqja është bërë pas shtatzënisë së saj. Sufali, e lindur në Durrës në vitin 1983 u emërua drejtoreshë e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit nga Tetori i 2013, pas nisjes së punës së qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013.
Në prill të këtij viti ajo debatoi me kreun e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa. Ky i fundit i kërkoi të respektonte mbledhjen, ndërsa e pyeti se çfarë pozicioni kishte në Ministrinë e Ekonomisë. “Jam pastruesja”, iu përgjigj ajo, duke krijuar përplasje mes socialistëve
/portali DurresLajm/