Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Pranvera Fagu, u shpreh se nuk ka dhënë dorëheqjen dhe se vazhdon të jetë ende në punë. Durrsakja Fagu shpjegoi se shkarkimi i kreut të Doganave bëhet me vendim qeverie dhe deri tani nuk është marrë një i tillë.

“Nuk kam dhënë dorëheqjen, vazhdoj të jem në punë. Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe shkarkimi i tij bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave”, u shpreh Fagu.

Pranvera Fagu është emëruar në krye të Doganave në korrik të 2015-s, në kohën kur ky institucion ishte në qendër të kritikave për mosrealizimin e të ardhurave dhe raportit të “Croën Agents” për rritjen e kontrabandës. Gjatë drejtimit të Fagut në krye të Doganave, Kryeministri Rama shkarkoi brenda ditës 14 drejtuesit e drejtorive rajonale të Doganave.

Dje në media u njoftua fakti se krahas dorëheqjes së Drejtores së Tatimeve, Brisida Shehaj, kryeministri Rama kishte vendosur largimin e Fagut nga Doganat dhe emërimin në vend të saj të Belinda Ikonomit.

Bejla Ikonomi ka punuar më parë si këshilltare e Ramës.

Këshilltarja Ikonomi nuk pranoi të japë koment për detyrën e re, ndërsa shtoi se emërimet e reja bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave.