Klodiana Çuka lindi në Durrës në 13 prill 1972. Ajo arriti në Itali në vitin 1992 dhe më 24 prill 2009, pas 17 vjetësh fitoi nënshtetësinë italiane.

E diplomuar për gjuhë dhe letërsi të Huaj (rusisht dhe shqip) dhe ndërmjetëse gjuhësore kulturore, e specializuar për strukturat e burgjeve, në OJQ-në CIES – Centro Informazione Educazione allo Sviluppo – Qendra e informacionit për zhvillimin e arsimit – në Romë. 

Në vitin 2006 mori me maksimumin e votave doktoratën në studime ndërkombëtare për gjuhësinë dhe filologjinë shqiptare në universitetin e Kalabrisë. Anëtare e AISSE-së – Associazione Italiana Studi Sud Est Europeo – Shoqata Italiane e Studimeve të Evropës Juglindore.

Që në momentin e parë të mbërritjes në Itali, Klodiana Cuka shpenzon veten për ata që, ashtu si ajo, janë larguar nga vendi i tyre dhe janë përballur me shumë vështirësi, me jetë në një tokë ndryshe nga e tyre. Që nga viti 1998 ka dhënë italisht për nxënës emigrantë në shkollat e Salento-s në Poxhardo (Poggiardo).

Në vitin 2001 ajo ishte vullnetare në sportelin e imigracionit “Lecce Accoglie” të bashkisë së Leçes. Në 2003 themeloi “Integra Onlus”, shoqatë jofitimprurëse, ku u bë presidente. “Integra” i bën emigracionin, integrimin dhe politikat sociale mision të jetës. Synimi i shoqatës është përmirësimi i jetës së emigrantëve të pranishëm në territorin italian dhe arritja e integrimit real midis popujve.

“Integra” bashkëpunon vazhdimisht me UNAR-in (Zyra italiane kundër dallimit racor), INMP-në (Istituto Nazionale per la promozione della salute delle popolazioni – Instituti kombëtar për promovimin e shëndetit të popullsisë) dhe AICCRE-në (Associazione Italiana per il Consiglio dei Comuni e delle Regioni d’Europa – Shoqata italiane e këshillit të bashkive dhe rajoneve të Evropës), organizata me të cilat gjithashtu ka nënshkruar një protokoll mirëkuptimi për politikat e migracionit.

“Integra” synon të organizojë dhe të kryejë veprimtari trajnuese të llojeve të ndryshme që finalizojnë arritjen e integrimit midis të gjitha kulturave të pranishme në zonën e Salentos, si dhe promovimin e mbrojtjes së të drejtave civile.

Në tetor 2010 Klodiana Cuka ishte ndër themeluesit e lëvizjes kombëtare “Qytetarët e Rinj” (Movimento Nazionale Nuovi Cittadini), e lindur për t’u marrë me rëndësinë sociale të personit, si qenie njerëzore në kuptimin e saj më të gjerë, dhe u themelua për të zgjuar ndërgjegjen e përgjumur të opinionit publik për këto çështje, dhe ajo zgjidhet presidente.

Bëhet dëshmitare për dokumentarin “Mediterraneo” të Mauricio Paniçi-t (Maurizio Panici) ku janë mbledhur dëshmi të mikpritjes dhe integrimit për RaiCinema në Salento. Që nga viti 2011 është anëtare e Këshillit Kombëtar dhe Drejtorisë Kombëtare të AICCRE-së – Shoqata italiane e këshillave të bashkive dhe rajoneve të Evropës.

Th. M. /Sipas portalit “thedailycases.com”/