30nëntor 2015 – Një ngjarje e rëndë ndodhi në maternitetin e Durrësit ditën e djeshme. Një 23-vjeçare, e cila ishte prezantuar me emrin me inicialet B.M. lindi rreth orës 09:20 të 29 nëntorit një fëmijë të seksit mashkull.
Gjithçka ka ecur normalisht në lindje, por rreth orës 18:00, nëna e re ishte zhdukur. Ajo është justifikuar se do të shkonte në tualet, por ka dalë nga godina e maternitetit për të mos u kthyer më, duke braktisur dhe foshnjën e porsalindur. Mjekët denoncuan rastin në polici dhe kanë nisur hetimet për kapjen e lehonës. Ndaj saj rëndon akuza e braktisjes së fëmijës së mitur.
Policia ka marrë në pyetje stafin mjekësor, por sipas tyre nuk kanë vënë re ndonjë gjë që nuk shkonte tek nëna e re, veç shqetësimit për lindjen.
/portali DurresLajm/





