Në rrugën “Egnatia” në Durrës, ditën e shtunë, një i ri që po udhëtonte me motor ka mbetur i plagosur, pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga një vajzë.
Shtetasja me iniciale A.S., 25 vjeçe, banuese në Durrës, ka qenë duke drejtuar mjetin tip “BMW” kur është përplasur me motoçikletën tip “Aprilia” me drejtues shtetasin E.K. vjeç 27.
Policia thotë se 27-vjeçari, banues në Shkozet, ishte pa leje drejtimi dhe pas aksidentit u transportua në spitalin e Durrrësit. Aktualisht raportohet se ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Ndërsa për 25-vjeçaren, policia i referoi materialet procedurale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





