· Edlirë Zeka(j) nominohet në votimin on-line për Medaljen e Ekselencës për Figurat më me Ndikim në Botë 2014 (The Medal of Excellence for the Most Influential Figures in the World 2014)
· Mban dhe titujt Her Excellency Apostle Archbishop Baroness Governor Dr.
· Princesha Dineo Meko, përkrahëse dhe mike e Nelson Mandelës, ka ftuar Afrikën e Jugut dhe skaje të tjera të globit të votojnë për motrën e paqes Guv. Edlirë Zeka
· Bashkëqytetarët e ish-nxënëses së “Naim Frashërit” kanë rastin të votojnë në internet për numrin 49 në kategorinë Peace & Human Rights nëhttp://www.ichaps.org/voting/medalofexcellence.php#.U5oJHPmSyUzJu
· Deklarimi ekskluziv për “Dyrrah”-un: “Shumë shpejt do të jem lidere globale në të drejtat e njeriut me një rrugë të nisur me zemër humaniste, vizion, diplomaci si një Nënë Terezë e Re shqiptare”.
DURRËS, 20 qershor 2014 – Edlirë Zeka(j), kjo durrsake, pak e njohur në qytetin bregdetar, përveçse nga bashkënxënës dhe mësues të gjimnazit “Naim Frashëri”, madje, që mban dhe titujt Her Excellency Apostle Archbishop Baroness Governor Dr. Edlirë Zeka, rivalizon me Elizabetën II, Mishelë Obamën, Ban Ki-munin, Kethrinë Eshtonin, çiftin Pit-Xholi, Shakirën, Klunin, Bollduinin, Snoudënin etj.për medaljen e Ekselencës në kategorinë e paqes dhe të drejtave njerëzore; por i nevojiten edhe votat on-line të bashkëqytetarëve për numrin 49.
RRUGA
Më 3 qershor 2014 në arenën ndërkombëtare publikohet uebsajti The Medal of Excellence for the Most Influential Figures in the World 2014 / Medalja e Ekselencës për Figurat më me Ndikim në Botë 2014 (http://www.ichaps.org/voting/medalofexcellence.php#.U5oJHPmSyUzJu), ku bëhet votim on-line.
Të impresionojnë emra të tillë si Mbretëresha Elizabeth II, Mishelë (Michelle) Obama, Ban Ki-mun (moon), Kethrinë Eshton (Catherine Ashton), Bred Pit-Anxhelinë Xholi (Brad Pitt-Angelina Jolie), Shakira, Nikolë (Nicole) Kidman, Xhorxh Kluni (George Clooney), Alek Bollduin (Alec Baldwin), Edjuard Snoudën (Edward Snowden) etj. në kategorinë e paqes dhe të drejtave njerëzore (Peace and Human Rights).
Mes 95 kandidatëve, me numrin 49, figuron dhe shqiptarja nga Durrësi, që ka mbaruar gjimnazin “Naim Frashëri”, Baroneshë dhe Guvernatore Edlirë Zeka (40 vjeçe), pasi ka fituar Top Figure 2014 Për Paqen nga think tank-u arab Këshilli Ndërkombëtar për Politikë dhe Studime Strategjike(International Council for Politics and Strategic Studies).
Një rrugë diplomacie për të drejtat e njeriut e nisur duke u shpallur nga Guvernatori i Italisë i akademisë AIUO Francesco Paolo Sciarcolla si diplomate shumë e përgatitur në të drejtat e njeriut dhe ambasadore e Akademisë së tij për të vendosur urat e paqes dhe të harmonisë midis Akademisë AIUO dhe botës, i deklaron Zeka “Dyrrah”-ut.
Zhvillon me përparësi diplomacinë në të drejtat e njeriut duke u shpallur nga përfaqësues të të drejtave të njeriut si tepër e talentuar në zhvillimin e diplomacive globale.
I jepen shumë tituj ambasadore nga Italia, Rusia, Malajzia, India, Arabia, etj. nga ku thirret Motër e Paqes, duke fituar besim të madh në glob.
Emërohet nga presidenti Djyoto Suntani i Komitetit Botëror për Mbrojtjen e Paqes (World Peace Comitee) si përfaqësuese e Shqipërisë për Paqen dhe Evropën Juglindore
Nga International Council for Politics and Strategic Studies zgjidhet ambasadore e të drejtave të njeriut duke u respektuar për rrugën e saj të talentuar si diplomate e të drejtave të njeriut
Për hir të punës dhe respektit në shkallë globale, emërohet nga guvernatori i GOMPA Italisë si ambasadore për Shqipërinë dhe Ballkanin për Paqen në Botë për të realizuar programin 2015-2016 për paqen në art, kulturë sociale, humanizëm, tregon për “Dyrrah”-un Edlirë Zeka.
TALENTI DIPLOMATIK
Nominimi për Medaljen e Paqes vjen në bazë të një talenti diplomatik për të drejtat e njeriut që ajo tregoi në glob.
Rruga e saj diplomatike konsiston në reduktimin e varfërisë nga ku shumë fondacione organizata të të drejtave të njeriut janë në bashkëpunim me Gov. Edlira Zeka; shpëtimin e komuniteteve të varfra nga sëmundjet dhe edukimin e tyre në bashkëpunim; krijimin e urave të paqes dhe harmonisë, bashkimin midis organizatave popujve dhe qeverive.
ShS Princesha Dineo Meko, përkrahëse dhe mike e Nelson Mandelës, ka ftuar Afrikën e Jugut dhe skaje të tjera të globit të votojnë për motrën e paqes Guv. Edlirë Zeka.
Sipas deklarimit për “Dyrrah”-un, “shumë shpejt Gov. Edlirë Zeka do të jetë lidere globale në të drejtat e njeriut me një rrugë të nisur me zemër humaniste, vizion, diplomaci si një Nënë Terezë e Re shqiptare”.
VOTIMI / RENDITJA MË 20 QERSHOR 2014
Në orën 12:00 të datës 20 qershor 2014, “Dyrrah”-u ka kontrolluar për votimin on-line në http://www.ichaps.org/voting/medalofexcellence.php#.U5oJHPmSyUzJu.
Doli se durrsakja 40 vjeçe Edlirë, motra e Irenës (pedagoge në Universitetin italian të Bolonjës) dhe e Linditës (punonjëse në administratën e Prefektit të qarkut Durrës-Krujë), bijë e mësueses Vezire dhe ish-ushtarakut Bashkim Zeka(j), kishte grumbulluar 1 291 vota ose 2.1 për qind të totalit, e renditur në vendin e 12-të mes 95 kandidatëve.
Në vend të parë ishte çifti i aktorëve të famshëm të Hollivudit Brad Pitt-Angelina Jolie me 2 565 vota ose 4.3 për qind; në vend të pestë renditej sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon me 1 899 vota ose 3.2 për qind; në vendin e gjashtë Zonja e Parë e SHBA-së Michelle Obama me 1 705 vota (2.8 për qind), në vendin e shtatë Komisionare e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Baronesha Catherine Ashton me 1 697 vota (2.8 për qind).
Bie në sy se poshtë durrsakes ishin, në vendin e 15 aktorja e famshme Nicole Kidman me 1 207 vota (2 për qind) dhe në të 16-in Mbretëresha Elizabeth II me 1 129 vota (1.9 për qind).
Shumë pak vota kanë marrë të tillë yje të ekranit si George Clooney me 600 (1 për qind); këngëtarja më në modë Shakira me 515 (0.9 për qind); aktori Alec Baldwin me 429 (0.7 vota); si dhe ai që i nxori sekretet Amerikës, i famshmi Edward Snowden me 143 (0.2 për qind).
A do të fitojë dot durrsakja?
Por Her Excellency Apostle Archbishop Baroness Dr. Edlirë Zeka deklaron: “Shumë shpejt do të jem lidere globale në të drejtat e njeriut me një rrugë të nisur me zemër humaniste, vizion, diplomaci si një Nënë Terezë e Re shqiptare”.
Info / CV zyrtare e Edlirë Zekës në votimin e Medaljes s Ekselencës për Figurat më me Ndikim në Botë 2014, kategoria Paqe dhe të drejta njerëzore
Edlirë Zekës iu dha titulli i liderit të demokracisë për rininë. Pas vendosjes së një sistemi demokratik [në Shqipëri – “Dyrrah”-u] vazhdoi universitetin për biznes dhe pastaj psikologji këshillimi, ku ajo u vlerësua si studente e shkëlqyer.
Ajo ka punuar me Shah Jonuz Shehun (1994-2006). ShS (HE: Her Excellency) Shkëlqesia e Saj Baroneshë Edlirë Zeka ka ndihmuar shumë njerëz me sëmundje dhe probleme sociale etj.
ShS Baronesha Edlirë Zeka u ftua nga Guvernatori i Italisë, z. Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Botëror të Paqes Francesco Paolo Scarciolla. Ajo u emërua Ambasadore e Paqes së Akademisë AIUO [Allama Iqbal Open University, Islamabad, Pakistan – “Dyrrah”]. Lavdëruar për besnikëri, diplomaci, njerëzim. Vlerësuar nga Guvernatori i Italisë, Z. Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Botërore të Mbrojtjes së Paqes Francesco Paolo Scarciolla si Ambasadore e mirëpërgatitur. Me talent diplomatik zhvilloi Akademinë e AIUO-s Itali në të gjithë botën. Si diplomate e shkëlqyer, udhëhoqi progresin e paqes në botë dhe ndihmoi njerëzit në nevojë. Presidenti Dunia Djuyoto Suntani e ka emëruar ShS Edlirë Zeka si krye-përfaqësuese të Shqipërisë dhe Evropës Jug-Lindore në organizatën e tij të Komitetit Botëror të Mbrojtjes së Paqes.
ShS Baronesha Edlirë Zeka është emëruar ambasadore në shumë vende duke ndihmuar organizatat në luftën për të drejtat e njeriut dhe për të bashkëpunuar mbi bazat për marrëdhënie vëllazërore ndërmjet tyre dhe unionit ndërkombëtar.
Voto: nr. 49 në kategorinë Peace & Human Rights http://www.ichaps.org/voting/medalofexcellence.php#.U5oJHPmSyUzJu
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





