Durrës, 11 shtator 2014 – Një lajm i mirë nga Kina e largët për një bukuroshe durrsake.

17 vjeçarja Hygerta Karaj është zgjehdur shoqëruesja e dytë në garën e bukurisë Miss World Bikini Model International, konkurs ky i zhvilluar në Kinë.

Shpejtim Zejneli, Drejtor Nacional i Shqipërisë bën të ditur se bukuroshja durrsake përfaqësoi Shqipërinë mes miss-ve nga 60 shtete të botës.

Pëfaqesimi mjaft i mire i bukuroshes durrsake ne kete event te rendesishem bukurie pritet t'i hape asaj dyert ne konkurse te tjera nderkombetare bukurie. Sipas Zejnelit, Karaj ka marrë oferta të ndryshme për të punuar si modele.

Në të njëjtën kohë, ajo ka marrë oferta për të prezantuar Shqipërinë në garën e bukurisë MISS LIBERTY në Turqi, në një garë tjeter bukurie në Qipro dhe në disa shtete të ndryshme të botës.

Kujtojmë këtu se Hygerta 17 vjeçare ka të njëjtin emër me bukuroshen tjetër durrsake, Hygerta Sako, të shpallur në vitin 1995 Miss Albania. Sako përfaqësoi Shqipërinë edhe në Miss Europe në vitin 1996, ku shkoi deri në gjysëmfinale.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/