10 maj 2015 – Edhe marmita e një veturë mund të kushtojë. Këtë ka menduar dhe 15-vjeçari nga Durrësi me inicialet F.K.. Ai u arrestua në flagrancë, duke tentuar të vjedhë marmitën e mjetit tip furgon benz me targë TR 0665 R, i cili ishte i parkuar.
Dyshohet se i mituri do e shiste për skrap marmitën, ndërsa mendohet se nuk e kishte për herë të parë këtë veprim. Policia tha se materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”