Policia e Durrësit ka nisur hetimin për një 43-vjeçar nga Durrësi me inicialet B.M. Ai akuzohet se mbrëmjen e së martës ka hyrë për të vjedhur në zyrën e ekonomistes së një shoqërie private, në Xhafzotaj.

Por “sakrifica” e tij ka rezultuar e kotë, pasi gjeti në arkën e firmës vetëm 400 lekë. Për këtë ngjarje ka nisur hetimi në gjendje të lirë për vjedhje.