DURRËS, 17 TETOR 2014–  Durrsaku Altin Biduli i datëlindjes 1975 u arrestua nga karabinierët e qytezës së Montesilvanos. Biduli u arrestua sipas një mandat-arresti të Gjykatës së Peskarës për dhunë të vazhdueshme familjare dhe për plagosje të rëndë të shkaktuar me dashje anëtarëve të familjes. Altini pas arrestimit u dërgua në Burgun  “ San Donato” të Peskarës.

Biduli ka precedentë penalë për trafik droge. Ai në tetor 2003, ndërsa banonte në qytezën e Alannos është arrestuar me 2, 5 kg heroinë në kuadrin e operacionit antidrogë “ Shqiponjat e zeza”.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/