Itali, 28 qershor 2014 – Karabinieria italiane në një maksi operacion të saj, ku operuan 150 forca me qen kërkimi dhe helikopterë arrestoi 22 trafikantë kokaine dhe 2 persona u shpallën në kërkim. Ky grup i strukturuar kriminal trafikonte kokainë nga jugu i Italisë dhe nga ishulli i Sardenjës për në zonën e Latinës.
22 të arrestuarit janë të gjithë italianë me përjashtim të një shqiptari, i cili është Arjan Sali Sakajeva, i lindur në Durrës më 25.07.1982. Arjani është shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dënuar me burg. Emri i tij është i 98-ti në listën e Interpol Tiranës për personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dënuar me burg, me vendim të formës së prerë, në mungesë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





