Itali, 21 korrik 2014 – Policia e Modenës, arrestoi një ditë më parë 22 vjeçarin durrsak A. I., i cili prej vitesh jetonte si emigrant i rregullt në Itali.
Djaloshi po qarkullonte me biçikletë në qendër të qytetit, kur u përball me patrullën e policisë. Ai ndërroi drejtimin dhe u përpoq të largohej, por gjithsesi policia e bllokoi. Gjatë kontrollit trupor në të mbathura ju gjetën të fshehura 35 gramë kanabis.
22 vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës dhe u dërgua në dhomat e paraburgimit të policisë së Modenas. Këtë të hënë pritet të zhvillohet procesi gjyqësor sipas procedurës së gjykimit të drejtpërdrejtë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





