3 dhjetor 2014 – Policia italiane arrestoi në qytetin e Barletës, Rajoni i Puljes, dy italianë dhe durrsakun Bledar Skënderi, 27 vjeç. Që të tre të arrestuarit kishin precedentë penalë për krime kundra pronës. Ata tentuan të vjedhin një magazinë, por roja e natës dha alarmin. Ndërsa po përpiqeshin të largoheshin, ndeshën në një postobllok të policisë.
Pasi u përleshën me grushta dhe mëe shkelma me policët duke u shkaktuar plagë të lehta në fytyrë dhe gjymtyrët e përparme Bujari u prangos, ndërsa u sekuestrua një motorcikletë dhe një moto-karro tip Ape 50. Pak ditë më parë këta persona kishin vjedhur në një fabrikë pajisje e makineri të ndryshme me vlerë 300 000 euro. Të tre hajdutët u dërguan në Burgun e Tranit, në pritje të zhvillimit të procesit gjyqësor.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





