Savona, 13 mars 2013 – Verën e kaluar Erjon Hoxhaj nga Durrësi sulmoi arkëtarin e një shoqërie "La General" në rugën San Lorenzo, duke e kërcënuar atë me thikë.
Trupi gjykues i Savonas e dënoi sot me tre vjet e dy muaj burg dhe një gjobë prej 1000 €, Erjon Hoxhaj, 33 vjeç, nga Durrësi.
Ai u përball me akuzën e rrëmbimit dhe grabitjes.
Në këtë rast arkëtari i "La Gjeneral" deklaron se ishte kërcënuar me një thikë që i huaji e kishte marrë nga banaku i barit dhe më pas e kishte mbyllur në zyrë pasi kishte vjedhur paratë.
Policia disa ditë më vonë arriti të identifikonte grabitësin.





