Një i moshuar nga Durrësi i është drejtuar komisariatit të policisë për të denoncuar largimin nga shtëpia të shokut të tij 67-vjeçar.

Burime policore bëjnë të ditur se ditën e mërkurë është bërë një denoncim nga shtetasi R.S., 70 vjeç, banues në Durrës.

I moshuari është shprehur se “më datë 26.06.2017, është larguar nga banesa shoku i tij N.M, vjeç 67, banues në Durrës”.

Pas denoncimit të të moshuarit, policia ka nisur punën për gjetjen e 67-vjeçarit.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.