Një durrsak dhe një shijakas kanë përfunduar në telashe, pasi dy ditë më parë kanë shqetësuar dhe përndjekur dy shtetas të tjerë.
Në rastin e durrsakut bëhet fjalë për shqetësime përmes telefonit, ndërsa shijaksi ka përndjekur një shtetas.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin I.B, vjeç 41, banues në Durrës, pasi dyshohet se, ka shqetësuar nëpërmjet telefonit, shtetasin M.SH, vjeç 58, banues në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal.
Më datë 29.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin I.K, vjeç 24, banues në Shijak, pasi dyshohet se më datë 28.11.2017, ka përndjekur shtetasin G.K, vjeç 42. Neni 121/a/1 Kodit Penal.





