Një shtetas nga Durrësi iu është dorëzuar dorëzuar homologëve të tyre shqiptarë nga autoritetet italiane.
Sipas policisë, "35-vjeçari A.G. është transferuar nga Italia, ku ishte dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Keqtrajtimi” dhe do ta vuajë pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare".
Ai ka mbërritur një ditë më parë në aeroportin e Rinasit dhe pasi janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme është dorëzuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.





