Durrës, 18 korrik 2014 – Një 61 vjeçar nga Durrësi ka nisur të procedohet penalisht nga policia, pasi akuzohet se ka grushtuar 42 vjeçarin A.D., banues në Norvegji.

Sipas policisë, konflikti mes 61 vjeçarit A.M. dhe 42 vjeçarit norvegjez ka lindur për motive të dobëta. Fatmirësisht nga konflikti fizik norvegjezi ka marrë vetëm disa lëndime të lehta.

Ndërkohë një 33 vjeçar nga Durrësi, H.K. është plagosur me biçak për motive të dobëta, nga një shtetas ende i paidentifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës në zonën e plazhit.

33 vjeçari H.K. pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në spital është larguar drejt shtëpisë së tij, pasi nuk ka pasur komplikacione të tjera nga plagosja e shkaktuar nga arma e ftohtë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/