Disa orë pasi i është larguar bashkëshortja nga shtëpia, një burrë nga Durrësi i është drejtuar menjëherë policisë për ndihmë.

Komisariati i policisë së Durrësit njofton se “Më datë 17.08.2018, ka bërë kallëzim shtetasi A.Sh, 37 vjeç, banues në Durërs, se më datë 17.08.2018, i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetasja B.Sh, banuese në Durrës”.

Pas marrjes së dëshmisë së bashkëshortit, policia ka nisur punën për gjetjen e gruas.

Nuk dihet nëse ka qenë ndonjë grindje e çiftit që ka sjellë për pasojë largimin e gruas nga banesa, apo ndonjë shkak tjetër.