Plot 500 kg kanabis sativa ka sekuestruar Policia Kufitare e Kapshticës, e cila ka vënë në pranga dhe poseduesin e saj, 38-vjeçarin nga Durrësi, Eldi Zahiri.
Sipas burimeve nga policia, droga u kap në një kamion të markës “MAN” me targa AA312MY dhe rimorkios me targë ADR495, i cili drejtohej nga Eldi Zahiri dhe do të hynte në Greqi, dhe prej andej destinacion kishte Turqinë.
Lënda narkotike u gjet e ndarë në 474 pako të mbështjella me letër natriban ngjyrë kafe, e cila ishte fshehur në pjesën e tavanit të mjetit dhe rimorkios së tij.
38-vjeçari akuzohet për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.
S.L.