4gusht 2015 – Policia zbuloi në kohë atentatin që po përgatitej për të vrarë një emigrant. I arrestuari kryesor është Julian Shorja, 29 vjeç, lindur në Durrës e banues në Tiranë. Ai bashkë me një vajzë 26 vjeçe, me inicialet R.T. dyshohet se po përgatiste lëndën plasëse, të cilën do t’ia vendoset mjetit të emigrantit. Shorja kishte marrë porosi nga dy persona për të kryer atentatin vdekjeprurës.
Ata janë publikuar vetëm me iniciale: Sh.P dhe M.A. Policia tha se, ka pasur informacion në rrugë operative për këtë ngjarje dhe ka zbuluar vendndodhjen e Shorjas, i dënuar më parë për vjedhje. Në banesën e tij u gjetën dy kapsolla detonatore, municione luftarake dhe një sasi kanabisi.
Dyshohet se vajza e arrestuar me të do të shërbente si kurth për emigrantin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Aktualisht janë në kërkim dy porositësit e krimit, ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet pse ata e donin të vdekur emigrantin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/