Një 34-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në Rinas pasi u kap me një krehër pistolete të mbushur me fishekë.
Sipas policisë, shtetasi K.Gj., vjeç 34, banues në Durrës, gjatë kontrollit në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas, iu gjet 1 krehër pistolete tip “TT”, model 54, me 8 fishekë. Ajo u bllokua në cilësinë e provës materiale, ndërsa uniformat blu vunë menjëherë në pranga durrsakun.
Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte më 5 tetor 2017.





